Ndeshjet që do të zhvillohen sonte në Premierligë dhe Ligue 1

Ndeshjet që do të zhvillohen sonte në Premierligë dhe Ligue 1

Sport April 24, 2024 - 11:32
Lajmet e fundit nga Sporti

Dy nga pesë top-ligat evropiane do të jenë në aksion sonte (e mërkurë). Bëhet fjalë për kampionatet Premierligë, respektivisht Ligue 1, shkruan “Zëri”.

Ndeshja e parë luhet mes Wolvesit dhe Bournemouthit, në orën 20:45.

Newcastle Unitedi i shkon Crystal Palaces në stadiumin “Selhurst Park”.

Ndeshja e mbrëmjes zhvillohet mes Evertonit dhe Liverpoolit, në “Goodison Park”.

Skuadra e Jurgen Kloppit është në vendin e dytë me 74 pikë dhe synon vetëm fitoren me qëllim që të vazhdojë garën për titull. Evertoni renditet në vendin e 16 me 30 sosh.

Manchester United – Shefield është ndeshja e fundit në mbrëmjen e sotme. Tri duelet e fundit fillojnë në orën 21:00.

Në anën tjetër, kampionati francez ka në program vetëm tri ndeshje. Paris Saint-Germaini është mysafir i Lorientit në stadiumin “Moustoir”, në orën 19:00.

PSG-ja është lider i tabelës me 66 pikë dhe me një fitore eventuale sonte dhe ndaj Le Havre shpallet kampion i Francës.

Marseille – Nice dhe Monaco – Lille, janë dy ndeshjet e fundit që fillojnë në orën 21:00. /Zëri