
Arsenali fiton thellë ndaj Chelseat, vazhdon kryesimin në tabelë
Sport
April 23, 2024 - 22:58
Arsenali ka arritur të fitojë me rezultat të thellë ndaj Chelseat në kuadër të xhiros së 34-të në Premierligë.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Emirates” përfundoi me rezultat 5-0.
Golashënuesit ishin Trossard (4’), Ben White (52’, 70’) dhe Kai Havertz (57’, 65’).
Me këtë fitore, Arsenali vazhdon kreun e tabelës me 77 pikë, kurse Chelsea mbetet në vendin e nëntë me 47 sosh. /Zëri