Juventusi kualifikohet në finale të Kupës së Italisë

Juventusi kualifikohet në finale të Kupës së Italisë

Sport April 23, 2024 - 22:57

Juventusi ka arritur të kualifikohet në Kupën e Italisë, duke e mposhtur Lazion.

Ndeshja e zhvilluar sonte përfundoi me rezultat 2-1, në favor të Lazios, mirëpo me avantazhin 2-0 të ndeshjes së parë, Juventusi arriti të fitojë me rezultat të përgjithshëm 3-2.

Golat për Lazion i shënoi Castellanos (12’, 49’), kurse për Juven realizoi Milik (83’).

Kësisoj, Juventusi kalon në finale, teksa atje do ta presë fituesin e ndeshjes Atalanta - Fiorentina, e cila do të luhet nesër (e mërkurë). /Zëri