Guimaraesi mund të largohet nga Newcastle, mes interesimit nga disa klubeve të mëdha
Bruno Guimaraes ka të ngjarë të largohet nga Newcastle Unitedi gjatë verës mes interesimit nga Manchester Unitedi, Liverpooli dhe Barcelona.
E ardhmja e Guimaraesit në St. James Park” sipas gazetarit Rudy Galetti, braziliani pritet të largohet nga klubi në afatin kalimtar të verës.
Galetti gjithashtu pohoi se gjigantët e Premierligës, Manchester Unitedi, Liverpooli, Chelsea dhe Manchester City së bashku me Paris Saint-Germaini dhe Barcelona janë ndër klubet që janë të interesuar për nënshkrimin e 26-vjeçarit. “Magpies” pritet të marrin një thirrje përfundimtare për të ardhmen e mesfushorit në fund të Copa America 2024.
Javën e kaluar, “The Telegraph” raportoi se ylli i Newcastles kishte blerë një shtëpi të re me vlerë 4 milionë funte në Northumberland, ku do të vendoset të jetojë me gruan dhe fëmijët e tij. /Zëri