Man Utd do ta huazojë Sanchon dhe Greenwoodin edhe një herë në verë

Man Utd do ta huazojë Sanchon dhe Greenwoodin edhe një herë në verë

Sport April 19, 2024 - 09:40
Lajmet e fundit nga Sporti

Manchester Unitedi është duke u përgatitur për të zgjatur huazimet e Jadon Sanchos dhe Mason Greenwoodit për sezonin e ardhshëm, sipas “Hitsfootball”, përcjell “Zëri”.

Aktualisht, Sancho është i huazuar te Borussia Dortmundi, pasi i është bashkuar klubit gjerman në janar. Ndërkohë, Greenwoodi po luan për skuadrën spanjolle Getafen, pas një marrëveshjeje të bërë verën e kaluar.

Spekulimet u ngritën kur Sir Jim Ratcliffe, pronari i ri i “Djajve të Kuq” diskutoi për Greenwoodin në muajt e fundit, duke lënë të kuptohet për një rikthim të mundshëm në Manchester United. Megjithatë, raporti i “HITC” sugjeron që një skenar i tillë mbetet i pamundur në këtë moment.

Ndërsa, pavarësisht pasigurisë rreth situatës menaxheriale në United, me largimin e mundshëm të Ten Hagut, Sancho është shprehur i kënaqur me jetën në Dortmund dhe ka shfaqur interes minimal për t’u ribashkuar me Unitedin. /Zëri