“Jemi të gatshëm ta shesim Florian Wirtzin” – Bayer Leverkuseni kërkon çmim të madh për yllin e tyre

“Jemi të gatshëm ta shesim Florian Wirtzin” – Bayer Leverkuseni kërkon çmim të madh për yllin e tyre

Sport April 17, 2024 - 22:29

Bayer Leverkusen i ka vendosur një çmim të madh të shumë kërkuarit, Florian Wirtz, ku nuk mungon interesimi nga Barcelona dhe Real Madrid.

CEO i Bayer Leverkusen, Fernando Carro, deklaroi qartë se klubi do të jetë i gatshëm të shesë lojtarin në afatin e ardhshëm të transferimit të verës, me kusht që skuadra e interesuar të paguajë një tarifë transferimi prej 150 milionë euro.

20-vjeçari, i cili bëri debutimin e tij profesional për skuadrën e Bundesligës në vitin 2020, ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2027.

Wirtz nën drejtimin e Xabi Alonsos ka luajtur në 41 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar 17 herë dhe ka dhënë 18 asistime.

Në një intervistë me Marca, Carro foli për të ardhmen e sulmuesit teksa tha: “Askush nuk është i pashitshëm, por për më pak se 150 milionë euro, Wirtz nuk do të largohet”.

Mbetet për t’u parë nëse gjigantët e La Ligës, Barcelona dhe Real Madrid do të përmbushin kërkesat e kampionëve të sapokurorëzuar të Gjermanisë. /Telegrafi/