Janë 11 klube nga Evropa që kanë siguruar një vend në Kupën e Botës për klube, mbetet vetëm edhe një biletë
Pas humbjes së tyre ndaj PSG-së, Barcelona nuk ka arritur të kualifikohet në Kupën e Botës për Klube me formatin e ri prej 32 ekipeve që do të zhvillohet në vitin 2025.
Kjo është për shkak të renditjes së dobët të Barcelonës në Ligën e Kampionëve gjatë katër sezoneve të fundit.
Barça i duhej të paktën të dilte në gjysmëfinale për të pasur një shans për kualifikim.
Ndërkohë, eliminimi i Barçës në çerekfinale i lejoi Atletico Madridit të kualifikohej pasi ata kanë një renditje më të mirë në Evropë se Barça.
Duke humbur kualifikimin, Barcelona ka humbur të paktën 50 milionë euro që është minimumi që pritet të marrë çdo klub pjesëmarrës.
FIFA po planifikon rreth 2 miliardë euro për turneun, me fituesin që do të fitojë mbi 100 milionë euro vetëm në para.
Tashmë, 11 ekipe nga Evropa janë kualifikuar në Kupën e Botës për Klube:
Ata janë: Manchester City, Chelsea, Real Madrid, Atletico Madrid, Bayern Munich, Borussia Dortmund, Inter, Juventus, PSG, Benfica dhe Porto.
Ashtu si Barça, Arsenali duhet të mundë Bayern Munichun në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve për të pasur një rast për t’u kualifikuar në Kupën e Botës për Klube.
Nëse ata nuk arrijnë ta bëjnë këtë, RB Salzburg do të kalojë. /Telegrafi/