Xavi fajëson gjyqtarin: Liga e Kampionëve për ne përfundoi përshkak të gabimeve të gjyqtarit, ishte katastrofal

Xavi fajëson gjyqtarin: Liga e Kampionëve për ne përfundoi përshkak të gabimeve të gjyqtarit, ishte katastrofal

Sport April 16, 2024 - 23:50

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj gjyqtarëve të ndeshjes, të cilët i akuzon për përgjegjësinë në eliminimin e skuadrës nga Liga e Kampionëve.

Në përballjen e tyre kundër Paris Saint-Germain në terrenin e tyre, Barça u ndëshkua pasi humbi me rezultatin e thellë 4-1, duke i dhënë lamtumirën garës në fazën e çerekfinaleve.

Situata për skuadrën katalunase u përkeqësua kur mbrojtësi i tyre, Ronald Araujo, u përjashtua nga loja me karton të kuq në minutën e 29-të, duke i lënë ata të luajnë me 10 lojtarë për më shumë se një orë lojë.

“Është për keqardhje, Liga e Kampionëve ka përfunduar për ne për shkak të gabimeve të gjyqtarëve. I thash gjyqtarit se ka qenë katastrofal. Ky është realiteti”, ka thënë Xavi pas ndeshjes.