U dënua me përjashtim nga liga shkaku kurdisjes, Vllaznia bën ankesë

U dënua me përjashtim nga liga shkaku kurdisjes, Vllaznia bën ankesë

Sport April 13, 2024 - 18:53

Vllaznia e Pozheranit ka njoftuar se ka dorëzuar ankesë kundër vendimit për përjashtim nga Liga e Parë.

Dje, FFK vendosi që Vllaznia e Pozheranit dhe Ulpiana të përjashtohen për shkak të trukimit të ndeshjes.

E Vllaznia pret vendim pozitiv dhe kërkim falje ndaj tyre.

Reagimi i plotë, pa ndërhyrje:

Të nderuar, qytetar, futbolldashës dhe tifozë të KF Vllaznia!

Ju informojmë se tani kemi dorëzuar ankesat kundër vendimeve të marra ndaj nesh të cilat janë të pabazuara dhe se nuk kanë asnjë argument dhe faktë, duke qenë tendecioze.

Ne presim vendim meritor dhe kërkim falje ndaj nesh nga të gjithë ata që po tentojnë ta prishin imazhin e klubit tonë i cili ekziston më shumë se gjysmë-shekulli.

Të bashkuar gjithmonë për drejtesi!