Stadiumi “Adem Jashari” në rinovim, publikohen pamje

Stadiumi “Adem Jashari” në rinovim, publikohen pamje

Sport April 12, 2024 - 14:10
Lajmet e fundit nga Sporti

Stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë është duke u rinovuar.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), ku në rrjetet sociale kanë publikuar edhe pamje gjatë rinovimit.

Ky stadium do të jetë i kategorisë së katërt të UEFA-s. Punët në këtë stadium janë duke u zhvilluar me intensitet të lartë.

FFK-ja shton se investitor i punëve në këtë stadium është Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

Stadiumi "Adem Jashari" qe një kohë të gjatë është lënë në gjendje të mjerueshme, teksa tani më në fund është në rrugën e duhur për t'u rregulluar. /Zëri