Fëmijët e Harry Kanes përfshihen në një aksident

Fëmijët e Harry Kanes përfshihen në një aksident

Sport April 12, 2024 - 13:19
Lajmet e fundit nga Sporti

Tre fëmijët e Harry Kanes janë dërguar në spital me lëndime të lehta, pasi u përfshinë në një aksident me tri makina në Gjermani.

Përplasja ndodhi të hënën, në orën 17:15 BST pranë Munihut, transmeton gazeta Express.

Një zjarrfikës i tha BBC-së se të gjithë të përfshirët ishin “shumë me fat” që askush nuk u plagos rëndë.

Sulmuesi sapo kishte zbritur në Londër për ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve të ekipit të tij kundër Arsenalit të nesërmen kur ndodhi përplasja, raportoi gazeta gjermane Bild.

Policia bavareze tha se një Renault me katër persona po kthehej në një kryqëzim kur u përplas me një Mercedes që po vinte përballë që mbante fëmijët e Kanes – të moshës nga tre deri në shtatë vjeç – në rrugën shtetërore 2071 në Schaftlarn.

Renault më pas u përplas edhe me një Land Rover.