Llapi - Drita, derbi i xhiros së 28-të gjatë fundjavës në Superligë
Foto: Laura Hasani

Llapi - Drita, derbi i xhiros së 28-të gjatë fundjavës në Superligë

Sport April 05, 2024 - 10:02
Lajmet e fundit nga Sporti

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 28-të në Albi Mall Superlië, ku në program janë pesë ndeshje për t’u zhvilluar.

Dy duele do të luhet në ditën e shtunë, kurse tri të tjera në ditën e diel.

Derbi i kësaj xhiroje do të mes Llapit dhe Dritës, që do të zhvillohet në “Zahir Pajaziti”, në Podujevë.

Llapi aktualisht është lider i tabelës me 54 pikë, kurse Drita e treta me 51 sosh. Të dy skuadrat synojnë vetëm fitoren ku janë në garë për titull.

Gjilani e pret Fushp Kosovën, Dukagjini i shkon Malishevës, Prishtina Feronikelit ’74.

Kurse, Ballkani e pret Lirinë në Suharekë. Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:00. /Zëri