Mbrojtësi 24-vjeçar në Afrikën e Jugut qëllohet për vdekje në një pikë karburanti

Mbrojtësi 24-vjeçar në Afrikën e Jugut qëllohet për vdekje në një pikë karburanti

Sport April 04, 2024 - 12:27

Futbollisti i Afrikës së Jugut, Luke Fleurs, është qëlluar për vdekje.

Të shtënat, sipas BBC-së, ndodhën në një pikë karburanti të mërkurën mbrëma në periferi të Floridës të Johanesburgut.

Futbollisti 24-vjeçar, i cili përfaqësoi Afrikën e Jugut në Lojërat Olimpike të Tokios, po priste t’i shërbenin kur iu afruan persona të armatosur të panjohur të cilët e urdhëruan të dilte nga automjeti.

Një nga të dyshuarit u largua nga vendi i ngjarjes me veturën e Fleurs pas të shtënave.

“Të dyshuarit i drejtuan një armë zjarri dhe e nxorrën nga automjeti i tij, më pas e qëlluan një herë në pjesën e sipërme të trupit”, tha për mediat lokale zëdhënësi i polisicës Gauteng, Mavela Masondo.

Policia po merret me rastin dhe detaje të tjera do të jepen në orët në vijim. Mbrojtësi 24-vjeçari iu bashkua Kaizer Chiefs vitin e kaluar. Ai më parë ka luajtur për SuperSport United. /abcnews