Kombëtaren siç nuk e keni parë asnjëherë tjetër [video]

Kombëtaren siç nuk e keni parë asnjëherë tjetër [video]

Sport April 03, 2024 - 16:17
Do shkriheni së qeshuri me lojtarët e kombëtares

Futbollistët e Përfaqësueses Kosovës janë parë teksa ndajnë momente gazmore gjatë kohës kur janë të grumbulluar me ekipin përfaqësues për ndeshjet miqësore apo zyrtare.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka hapur faqen zyrtare në rrjetin e përfolur social TikTok.

Për të krijuar përmbajtje interesante, ekipi menaxhues ka mbledhur disa nga lojtarët e ekipit për t’iu bërë disa pyetje.

Megjithatë, pyetjet të cilat nuk janë publikuar, kanë krijuar shumë të qeshura tek lojtarët duke krijuar momente gazmore.

Këto momente më pas janë shfaqur në faqen zyrtare, duke kërkuar nga tifozët ta ndjekin faqen e FFK-së në TikTok.

“Kombëtaren siç nuk e keni parë asnjëherë tjetër”, shkruante në përshkrimin e videos.

Pjesë e videos thuajse të gjithë lojtarët e Dardanëve, duke përfshirë yjet si Vedat Muriqi, Edon Zhegrova, Milot Rashica, Amir Rrahmani, Valon Berisha të tjerë.

@ffkkosova Kombëtaren siç nuk e keni parë asnjëherë tjetër ë #ffkkosova #ffk #kosova #kombëtarja #forcakosove #dardanet ë original sound - Federata e Futbollit e Kosovës