Arteta flet për të ardhmen e tij në Arsenal

Arteta flet për të ardhmen e tij në Arsenal

Sport April 03, 2024 - 14:57
Lajmet e fundit nga Sporti

Mikel Arteta ka folur për të ardhmen e tij në Arsenal, pasi së fundmi është lidhur me Barcelonën.

Pas njoftimit të trajnerit të Barcelonës, Xavit për qëllimin e tij për t’u larguar në fund të sezonit, Arteta doli si një favorit për ta pasuar atë në “Camp Nou”.

Megjithatë, 42-vjeçari foli për të ardhmen e tij në “Emirates”, ku përmendi vetëm kontratën aktuale, duke mos folur rreth një rinovimi të mundshëm të kontratës.

“Jo, asgjë. Jam shumë i lumtur. Kam ende një vit në kontratën time, është një kohë e gjatë në futboll. Lojtarët janë të lumtur, klubi është i lumtur. Nuk ka probleme. Unë jam i fokusuar vetëm në lojërat dhe fitoret e ndeshjeve të futbollit dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për momentin”, u shpreh Arteta.

Arsenali e gjen veten në një garë të nxehtë për titull në Premierligë, duke u lënë pas liderit Liverpoolit me vetëm dy pikë me nëntë ndeshje të mbetura në sezon përpara se të përballet me Luton Townin sonte (e mërkurë). /Zëri