Ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit ndalet nga policia në aeroport, dyshohet për korrupsion

Ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit ndalet nga policia në aeroport, dyshohet për korrupsion

Sport April 03, 2024 - 14:09
Lajmet e fundit nga Sporti

Ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, është ndaluar nga policia në aeroport sot.

Ai po dyshohet për përfshirje në korrupsion, shkruan “Daily Mail”.

Detektivët ishin duke e pritur atë sapo të zbriste nga fluturimi me Air Europa pasi zbarkoi në aeroportin “Barajas Airport” në Madrid në orën 10:30 paraditen e sotme nga Republika Dominikane.

Rubiales u ndal nga garda civile sapo zbriti në tokë dhe u përcoll drejt një mjeti të politisë në drejtim të bazës policore në Tres Cantos.

Shumë gazetarë dhe fotografë po e prisnin ish-presidentin e Federatës Spanjolle, i cili e kishte bërë një gjest të turpshëm muaj më parë duke e puthur në buzë një futbolliste të Kombëtares spanjolle gjatë ndarjes së medaljeve pas finales së Kupës së Botës.

Gjykata spanjolle është duke e hetuar qe një kohë 46-vjeçarin për vendimin e vitit 2019 që ta zhvendos Superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite.