Sot zhvillohen dy përballjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Sot zhvillohen dy përballjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Sport April 03, 2024 - 09:00
Lajmet e fundit nga Sporti

Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Kupa e Kosovës vjen me dy ndeshje derbi, një lokal dhe një ndaj rivalëve të vjetër.

Në takimin e parë luajnë ekipet nga i njëjti qytet, ku Suhareka e pret Ballkanin në Stadiumin e Qytetit.

Në ndeshjen tjetër, Prishtina është nikoqire e Dritës, në ndeshjen që pritet të zhvillohet në “Sami Kelmendi” të Lipjanit.

Të dyja ndeshjet pritet të fillojnë në orën 15:00, ndërsa takimet e kthimit zhvillohen pas dy javësh, më 17 prill. /Telegrafi