Tottenhami merr barazim në udhëtim te West Hami
Sport
April 02, 2024 - 23:15
Tottenhami ka barazuar në udhëtim te West Ham Unitedi, në kuadër të xhiros së 30-të në Premierligë.
Ndeshja përfundoi me rezultat 1-1 që u zhvillua në stadiumin “London”.
Fillimisht në epërsi kaloi Tottenhami përmes Johnson në minutën e pestë, ndërsa barazimi erdhi nga Zouma në minutën e 19-të.
Me këtë barazim, Tottenhami mbetet në vendin e pestë me 57 pikë, kurse West Hami në vendin e shtati me 45 sosh. /Zëri