Prishtina triumfon në Liga Unike në konkurrencën e femrave
Prishtina ka triumfuar në Liga Unike Femrat. Skuadra prishtinase në finale triumfoi ndaj Bashkimit me rezultat 49:92 (16:20, 6:16, 16:19, 11:27).
Prishtinaset e nisën ndeshjen shumë më mirë, duke pasur epërsi deri në 12 pikë, 4:16, por prizrenaset u rikthyen për të afruar rezultatin në 16:20, sa përfundoi çereku i parë. Megjithatë, bardhekaltret ishin shumë më të mira në periudhën e dytë, madje lejuan kampionet e Kosovës të shënojnë vetëm gjashtë pikë për dhjetë minuta, ku pjesa e parë 22:36.
Skuadra prishtinase për një nuancë ishte më e mirë edhe në periodën e tretë, ku shifrat pas 30 minutash ishin 38:55. Në dhjetë minutat e fundit, Prishtina e thelloi më shumë epërsinë për të triumfuar 49:82.
Pas ndeshjes janë nderuar me mirënjohje gjyqtarët e ndeshjes dhe vëzhguesja Edera Alibegaj.
Medaljet e arta dhe të argjendta i kanë ndarë Nënkryetarja e FBK-së, Linda Shala dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHB-së, Franko Bushati.
Çmimin MVP i ka takuar Asianae Johnson që e mbylli ndeshjen me 27 pikë e dhjetë kërcime, çmim që u nda nga Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku dhe Klodeta Krasniqi, Shefe e Kabinetit të Ministrit Hajrulla Çeku.
Në fund trofeun e kampionit kapitenes Elektra Zykaj ia dorëzoi Arben Fetahu, Kryetar i FBK-së dhe Daulina Osmani, zëvendësministre e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. /Zëri