Man Utd identifikon tre mbrojtës për merkaton e verës

Man Utd identifikon tre mbrojtës për merkaton e verës

Sport April 02, 2024 - 21:15
Lajmet e Fundit nga Sporti

Manchester Unitedi ka identifikuar tre qendërmbrojtës për të forcuar vijën e tyre të pasme në afatin kalimtar të verës.

Me ardhjen e Sri Jim Ratcliffes si bashkëpronar i klubit, Unitedi do të synojë të rindërtojë skuadrën e tyre në merkaton e ardhshme të transferimeve. Thuhet se ata kanë përgatitur një listë të ngushtë të qendërmbrojtësve pasi kërkojnë të forcojnë vijën e tyre të pasme përpara sezonit 2024/25.

Sipas “Daily Mail”, “Djajtë e Kuq” janë duke kërkuar lëvizje për mbrojtësin e Evertonit, Jarrad Branthwaite, mbrojtësin 18-vjeçar të Boca Juniors, Aaron Anselmino dhe yllin 19-vjeçar të Barcelonës B, Mikayil Fayen. Gjigantët e Premierligës do të kërkojnë të nënshkruajnë të paktën një nga tre kandidatët e përzgjedhur.

Ngjashëm me afatin kalimtar të verës së kaluar, shpenzimet e transferimit të Unitedit do të kufizohen sërish në 100 milionë euro për shkak të kufizimeve të FFP-së. /Zëri