Reagimi i Mbappes pas zëvendësimit, Enrique i pamëshirshëm në intervistë: S’më intereson
Kylian Mbappe është zëvendësuar sërish nga Luis Enrique, në fitoren e Paris Saint Germainit 0-2 në klasiken franceze ndaj Olympique Marseilles.
Mbappe e nisi ndeshjen nga minuta e parë, por ai në minutën e 64-t u zëvendësua dhe ai shihej shumë i mërzitur duke lënë fushën.
Megjithatë kur u pyet Luis Enrique për zëvendësimin e francezit, trajneri spanjoll shpërtheu, duke thënë se çdo javë i bëhet e njëjta pyetje.
ë Mbappé, not happy with the change. pic.twitter.com/7OEIaqrD9p
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 31, 2024
Tekniku spanjoll ka thënë se do ta bëjë gjithmonë këtë gjë, pasi ai është trajneri dhe ai i merr vendimet.
“Është e njëjta muzikë çdo javë, e njëjta muzikë… është shumë e mërzitshme. Unë jam menaxheri, i marr vendimet çdo ditë, çdo javë”, tha Enrique.
ë Luis Enrique visibly annoyed by the questions about him substituting Kylian Mbappé (25):
— Get French Football News (@GFFN) March 31, 2024
ë “It’s always the same questions, it’s so boring, I’m the coach and I make the decisions.”
pic.twitter.com/BlicaUYwJs
“Unë do të bëj të njëjtën gjë deri në ditën time të fundit në Paris. Unë gjithmonë përpiqem të gjej zgjidhjen më të mirë për ekipin tim. Edhe nëse nuk e kupton, nuk më intereson. Nuk më intereson fare se si ndihet”, përfundoi Enrique.
Mbappe do të largohet nga PSG-ja në fund të sezonit si futbollist i lirë dhe Enirque ka thënë se ai duhet ta mësojë skuadrën e tij pa numrin shtatë.