A do të jeni rezervë kur të vijë Mbappe? Rodrygo me përgjigje epike për gazetarët spanjollë

A do të jeni rezervë kur të vijë Mbappe? Rodrygo me përgjigje epike për gazetarët spanjollë

Sport April 01, 2024 - 09:57

Pavarësisht fitores mbresëlënëse 2-0 të Real Madridit kundër Bilbaos, gazetarët spanjollë arritën në një farë mënyre ta drejtonin sërish bisedën me Kylian Mbappen.

Rodrygo, i cili shënoi dy gola të dielën mbrëma, u bombardua me pyetje në lidhje me lëvizjen e mundshme të francezit në Bernabeu dhe se si mund të ndikojë në rolin e tij në ekip.

Braziliani qëndroi profesionist dhe iu përgjigj pyetjes në mënyrën më të ftohtë të mundshme.

“Mbappe në Madrid? Unë ju besoj për këtë, ju gjithmonë e dini më mirë. Nuk e di se çfarë po ndodh”.

“Ku do të luajë sezonin e ardhshëm dhe a do të rri në stol nëse ai vjen? Nuk është problemi im. Do të jetë problem për trajnerin. Jam i fokusuar vetëm te Real Madridi”, u shpreh Rodrygo.

“Jam shumë i lumtur me golat sonte, por edhe më i lumtur me rikthimin e Eder Militaos pas një kohe të gjatë”, tha ylli brazilian.

Me dy golat e tij kundër baskëve, Rodrygo tani ka shënuar 15 gola dhe tetë asistime në 41 paraqitje për Madridin këtë sezon.