Nisin punimet për rindërtimin e fushës së stadiumit “Fadil Vokrri”
Sport
March 29, 2024 - 15:20
Lajmet e fundit nga Sporti
Kanë nisur punimet për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumin “Fadil Vokrri”.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.
“Nisën punimet për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit Fadil Vokrri.
Me punë profesionale dhe pa humbur kohë, stadiumi do të jetë i gatshëm për ndeshje vendore dhe ndërkombëtare.
Konsolidimi i infrastrukturës së futbollit në gjithë vendin është prioritet yni”, shkroi Çeku.
Kujtojmë se Kombëtarja e Kosovës dy ndeshjet miqësore të muajit mars i zhvilloi në udhëtim, për shkak të gjendjes së stadiumit. /Zëri