Eric Garcia flet për të ardhmen e tij në Barcelonë

Eric Garcia flet për të ardhmen e tij në Barcelonë

Sport March 29, 2024 - 10:35
Lajmet e fundit nga Sporti

Mbrojtësi spanjoll, Eric Garcia, ka folur për të ardhmen e tij në Barcelonë.

Garcia aktualisht po luan te Girona në formë huazimi.

Duke folur për “RAC1”, mbrojtësi tha se ekziston një kontratë që do të kthehet në Barçë, e më pas të shihet se çfarë do të ndodhë.

“Kam një kontratë - ajo që është 100% është që do të kthehem te Barça. Më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë”, u shpreh fillimisht 23-vjeçari.

“E di se ka konkurrencë në Barça, por gjithashtu e di që po bëj mirë në Girona. Unë e njoh futbollin tim. Konkurrenca e bën gjithçka më mirë”, tha ai.

Garcia është në kontratë më Barcelonën deri në vitin 2026. /Zëri