Polonia kualifikohet në Evropian, mposht Uellsin pas penalltive
Sport
March 26, 2024 - 23:39
Polonia është kombëtarja e fundit që ka siguruar kualifikimin për në Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet në verë në Gjermani.
Kombëtarja e drejtuar nga Michal Probierz eliminoi sonte Uellsin në finale të “Play-Offit” për kualifikimin në Evropianin e këtij viti.
Ndeshja e luajtur në stadiumin “Cardiff City” nuk prodhoi gola përgjatë kohës së rregullt, por as pas vazhdimeve prej 30 minutave.
Fituesi u vendos vetëm pas ekzekutimit të penalltive, ku më të saktë u treguan polakët, që triumfuan me rezultatin 4:5.
Polonia do të jetë pjesë e Grupit D në Kampionatin Evropian, bashkë me Austrinë, Holandën dhe Francën. /Express/