Valon Berisha zbulon se çfarë i tha lojtari kryesor i Hungarisë

Valon Berisha zbulon se çfarë i tha lojtari kryesor i Hungarisë

Sport March 26, 2024 - 22:10
Lajmet e Fundit nga Sporti

Kosova u mposht nga Hungaria në një ndeshje miqësore.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Puskas Arena” përfundoi me rezultat 2-0.Të dy golat i shënoi Szoboszlai ((58’) dhe (86’).

Kosova pati paraqitje më të mirë kundër hungarezëve në fraksionin e parë të ndeshjes ku po ashtu vlen të theksohet se Edon Zhegrova pati një rast të jashtëzakonshëm shënimi nga distanca, mirëpo topi shkoi jashtë portës.

Pas ndeshjes ka folur Valon Berisha, ku vlerësoi paraqitjen për 60 minuta, teksa theksoi se edhe lojtari kryesor i Hungarisë i kishte thënë mesfushorit se “ishit skuadër më e mirë në fushë”.

“Mendoj që luajtëm një lojë të mirë në pjesën e parë, krijuam dhe kishim posedimin e topit, bëmë edhe presion të mirë përpara. Na mungoi vetëm goli. Edhe në pjesën e dytë filluam mirë, por pas një gabimi personal ra goli. U munduam të kthehemi, u hapëm dhe pranuam edhe golin e dytë. Luajtëm më mirë për 60 minuta. Edhe lojtari kryesor i tyre më tha se ishit skuadër më e mirë në fushë. Besoj që ne treguam veten ndaj një kundërshtari të mirë, që merr pjesë edhe në Evropian”, tha fillimisht mesfushori kosovar pas ndeshjes.

“Ndaj Armenisë fituam, treguam lojë të mirë me top dhe patëm raste, sikur sonte, por edhe më të mira. Në fazën e fundit të lojës duhet të jemi më konsekuent për të shënuar gol. Besoj se ishin dy lojë të mira, me një trajner të mirë, besoj së na kanë dhënë frymë të mirë para fillimit të Ligës së Kombeve. Për veten time mund të them se kam ciklin e fundit dhe kam më dhënë maksimumin. Është privilegj i madh të luash ende për Kosovën. Duhet të mësojmë ende nga trajneri i ri. Duhet edhe disa detaje për të qenë më të mirë në të ardhmen”, deklaroi Berisha. /Zëri