Dita e ndeshjes: Kosova luan në udhëtim te Hungaria
Foto: Laura Hasani

Dita e ndeshjes: Kosova luan në udhëtim te Hungaria

Sport March 26, 2024 - 08:15

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë sot (e martë) në udhëtim te Hungaria, ndeshjen e dytë miqësore të muajit mars.

Pas ndeshjes me Armeninë, ku Dardanët fituan me rezultat 0-1, tani radha është për miqësoren e radhës.

Kosova do të luajë ndaj Hungarisë në ndeshjen që pritet të zhvillohet në “Puskas Arena”, me fillim nga ora 19:00.

Kjo do të jetë miqësorja e dytë nën drejtimin e gjermanit Franco Foda, i cili duket se ka sjellë një frymë të re të punës dhe angazhimit.

Në këtë ndeshje, Foda nuk pritet të bëjë shumë ndryshime nga ndeshja e parë, me vetëm Amir Rrahmanin që e ka të sigurt rikthimin në formacion.