Gjyqtarët kosovarë drejtuan ndeshjen e rëndësishme çerekfinale të Kupës Evropiane

Gjyqtarët kosovarë drejtuan ndeshjen e rëndësishme çerekfinale të Kupës Evropiane

Sport March 25, 2024 - 22:50
Lajmet e Fundit nga Sporti

Dy gjyqtarët kosovarë të hendbollit, Sherif Xhema e Besfort Jahja, në fundjavën e kaluar kanë pasur angazhim shumë të rëndësishëm evropian, njofton Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK), transmeton "Zëri".

Në Athinë, Xhema e Jahja drejtuan ndeshjen e parë të fazës çerekfinale të Kupës Evropiane për hendbollistë.

Në këtë ndeshje u takuan Olympiacosi dhe skuadra sllovene, Krka.

Fitore me rezultat 31:26 shënoi skuadra greke.

Xhema e Jahja kanë menaxhuar ndeshjen me sukses të plotë, ndërsa pritet të kenë të tjera delegime evropiane në javët e ardhshme.