Barcelona mposht Napolin dhe kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Barcelona mposht Napolin dhe kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Sport March 12, 2024 - 22:54

Barcelona ka arritur të kalojë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Blaugranët arritën ta mposhtin Napolin me rezultat të përgjithshëm 4-2, teksa ndeshja e mbrëmjes së sontme përfundoi 3-1.

Golat për Barçën i shënuan Fermin Lopez (15’), (17’) dhe Lewandowski (84’), kurse për Napolin realizoi mbrojtësi kosovar Amir Rrahmani (30’). /Zëri