![Donjeta Sadiku shkruan historinë, arrin normën olimpike për Paris 2024](/uploads/zeri.info/images/2024/March/09/auto_IMG_86861709996145.png)
Donjeta Sadiku shkruan historinë, arrin normën olimpike për Paris 2024
Sport
March 09, 2024 - 15:55
Donjeta Sadiku i ka sjell normën e parë olimpike në histori të boksi të Kosovës.
Boksierja jonë siguroi kualifikimin në Lojërat Olimpike Paris 2024, pasi sot mundi italianen, Alessia Mesiano, në gjysmëfinalen e kategorisë -60 kg, të turneut botëror kualifikues për LO Paris 2024.
Me katër fitore radhazi, Sadiku siguroi ‘vizën’ për Olimpiadën që mbahet këtë vit në Paris.