Lutfi Haziri me akuza të forta: I kemi lënë 800 mijë euro rezervë për stadiumin, i ka humbur Alban Hyseni
Stadiumi i qytetit në Gjilan nga një arenë spektakolare e derbit Drita – Gjilani dhe jo vetëm, e atmosfera e zjarrtë e dy tifozërive të këtyre klubeve “Intelektualët” e “Skifterët”, tashmë është kthyer në një “plagë” të këtij qyteti.
Stadiumi nuk po bëhet. Së fundmi ish-Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, ka akuzuar kryetarin aktual Alban Hyseni, se ky i fundit ka humbur 800 mijë euro që Haziri ia kishte lënë për stadiumin.
Në një intervistë për portalin lokal “Radiostar”, Haziri ka thënë se ia kishte lënë rezervë 800 mijë euro Hysenit.
Por ato i ka humbur kryetari.
“Ne i kemi lënë 800 mijë euro, pare rezervë për stadium. Të alokume. Në marrëveshje me operatorin që e ka ndërpre Hyseni, ato para humben. Në publik ka thënë se e ka ndërpre njëanshëm projektin. Por në dokumente nuk del kështu. Kryetari i ka humb 800 mijë euro”, ka thënë Haziri.