Historike, Kosova U-18 kualifikohet në Botëror

Historike, Kosova U-18 kualifikohet në Botëror

Sport March 03, 2024 - 12:10

Kombëtarja U-18 e Kosovës në hendboll (vajzat) është kualifikuar për në Kampionatin Botëror, që do të mbahet në gusht në Kinë.

Në ndeshjen vendimtare për kualifikim, Kosova e mposhti Nigerinë me rezultat 22:16.

Nga Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) kjo arritje është vlerësuar si sukses historik.

Vlen të theksohet se deri më tani asnjë kombëtare e sportisteve e Kosovës, sa i takon sporteve ekipore, nuk është kualifikuar në Botëror.

Këtë e kishin arritur vetëm hendbollistët e Kosovës U21, që në vitin 2019 u paraqitën në Botërorin në Spanjë.