Këto janë ndeshjet që zhvillohen sonte në top-ligat evropiane

Këto janë ndeshjet që zhvillohen sonte në top-ligat evropiane

Sport March 01, 2024 - 09:47
Lajmet e fundit nga Sporti

Mbrëmja e sotme (e premtja) është e rezervuar me disa ndeshje interesante në top-ligat evropiane.

Në program janë vetëm nga një përballje në program në secilën kampionatin.

La Liga është kampionati i parë me ndeshjen Celta Vigo – Almeria, në kuadër të xhiros së 27-të. Ndeshja fillon në orën 21:00.

Celta Vigo renditet në vendin e 17-të me 21 pikë, kurse Almeria gjendet e fundit në tabelë me nëntë sosh.

Lazio e pret Milanin në stadiumin “Olimpic”, në orën 20:45.

Lazio e sheh vetën në pozitën e tetë me 40 pikë, kurse Milani si i treti ka 53 sosh.

Bayern Munichu i shkon Freiburgut në “Europa-Park”, ndeshje kjo që fillon në orën 20:30.

Bayerni është i dyti në tabelë me 53 pikë, kurse Freiburgu i nënti me 29.

Ndeshja e fundit do të zhvillohet mes Monacos dhe Paris Saint-Germaini, në stadiumin “Stade Louis II”, në orën 21:00.

PSG-ja është lidere me 54 pikë, kurse Monaco është në vendin e tretë me 41 sosh. /Zëri