Ten Hag flet për të ardhmen e tij në Man Utd

Ten Hag flet për të ardhmen e tij në Man Utd

Sport February 28, 2024 - 10:44
Lajmet e fundit nga Sporti

Trajneri Erik ten Hag ka folur për të ardhmen e tij te Manchester United.

Kohët e fundit është raportuar se trajneri holandez mund të zëvendësohet sezonin e ardhshëm.

Duke folur me gazetarët, holandezi tha: “Unë e di se çfarë jam duke bërë. Kam pasur shumë biseda me Sir Jim Ratcliffen dhe vazhdimisht ne jemi duke biseduar për të ardhmen. Të gjitha këto bisedime kanë të bëjnë për të ardhmen së bashku”.

54-vjeçari mori drejtimin e “Djajve të Kuq” në vitin 2022 dhe aktualisht ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025. /Zëri