Skandal në Francë, çanta me plane sigurie për Lojërat Olimpike të Parisit vidhet nga treni
Një çantë që përmban një kompjuter dhe dy memorie USB, që mbanin planet e sigurisë së policisë për Lojërat Olimpike të Parisit, është vjedhur nga një tren në stacionin Gare du Nord të kryeqytetit francez.
Çanta i përkiste një inxhinieri nga komuna e Parisit, tha policia të martën vonë, duke konfirmuar një raport nga televizioni BFM, duke shtuar se ai e kishte vendosur çantën në ndarjen e bagazhit mbi ulësen e tij.
Meqenëse treni i tij ishte vonuar, ai vendosi të ndërrojë trenat në momentin që zbuloi vjedhjen.
Inxhinieri tha se kompjuteri i tij i punës dhe dy disqe USB përmbanin të dhëna të ndjeshme, veçanërisht planet e policisë bashkiake për sigurimin e Lojërave Olimpike verore të këtij viti.
Një hetim po kryhet nga policia rajonale e transportit në Francë, derisa nga Komuna e Parisit nuk kanë qenë në gjendje të komentojnë për këtë rast kur u kontaktuan nga AFP.
Dy mijë policë të komunës së Parisit dhe rreth 35,000 personel sigurie do të vendosen gjatë Lojërave Olimpike veror, të cilat zhvillohen nga 26 korriku deri më 11 gusht.
Kryeqyteti francez Parisi ka qenë shpesh herë cak i sulmeve dhe për Lojërat Olimpike pritet të jetë një siguri jashtëzakonisht e madhe. /Telegrafi
Bag containing security plans for Paris Olympics stolen from French train https://t.co/knhHapIdxC
— The Guardian (@guardian) February 28, 2024