KB Trepça dhe Drilon Hajrizi, më të mirët e vitit 2023
Klubi basketbollistik, Trepça është zgjedhur klubi më i mirë i vitit nga qyteti i Mitrovicës.
Përzgjedhja është bërë nga komisioni i emëruar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.
Përveç kësaj, edhe Drilon Hajrizi është zgjedhur sportisti më i mirë i vitit 2023 në Mitrovicë. /Zëri
Postimi i plotë nga Trepça:
KB Trepça, klubi më i mirë i vitit
Të martën janë shpallur më të mirët në sportin e qytetit të Mitrovicës për vitin 2023. Përzgjedhjen e ka bërë një komision i emëruar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.
Ashtu si pritej, dhe duke u bazuar në suksese, klubi ynë u shpall më i miri i vitit 2023.
Ky megjithatë nuk ishte çmimi i vetëm.
Basketbollisti ynë, Drilon Hajrizi, është shpallur sportisti më i mirë i vitit 2023 në Mitrovicë.
Drejtori i klubit tonë, Izet Tahiri, është shpallur punëtor sportiv i vitit 2023 në Mitrovicë.
Talenti ynë, Enes Gashi, u shpall shpresa e vitit.
Çmimet natyrisht se na motivojnë për punë e angazhim më të madh.
Faleminderit Komunës së Mitrovicës dhe gjithë atyre që na përkrahin.