“Arteta e do atë sepse është i gjatë dhe luan mirë”, Arsenali kërkon transferimin e portierit nga Kosova
Aaron Ramsdale pritet të largohet në verë nga Arsenali, pasi ka humbur vendin e titullarit me ardhjen e David Rayas.
Portieri anglez ka shumë oferta dhe pritet të mbetet në Ligën Premier, me Chelsean që është favoriti kryesor për t’i siguruar shërbimet e tij.
Gjithsesi Arsenali pritet ta zëvendësojë anglezin me një portier kosovar dhe fjala është për Diant Ramajn, që aktivizohet me Ajaxin.
Ka qenë gazetar anglez Steve Kay që ka thënë për Football Transfers se Ramaj është në listën e dëshirave të Arsenalit dhe se vlera e tij kushton 15 milionë euro.
Sipas gazetarit anglez, Arsenali e ka pëlqyer kosovarin edhe sa ishte pjesë e skuadrës gjermane Eintracht Frankfurt.
“Arsenali e pëlqente Diant Ramajn edhe kur ishte në Eintracht Frankfurt. Ai është i mirë në top, diçka që Mikel Arteta me siguri e dëshiron”.
“Ramaj është gjithashtu i shkëlqyer në pasimet e gjata ndaj sulmuesve dhe mund të jetë portier i përsosur në Arsenal. Ramaj është gjithashtu një i gjatë, është trim kur del për të kërkuar krosime etj.”.
ë EXCLUSIVE ë
— Football Transfers (@Transfersdotcom) February 25, 2024
Arsenal target Ramaj transfer with Ramsdale's future on the line
By @stevek9KS1TV https://t.co/0S7iF3iHkz
“Për vlerën e tij më thanë se nuk do të kushtonte shumë. Më kanë përmendur një tarifë prej 15 milionë eurosh”, ka konfirmuar Steve Kay në Football Transfers.
22-vjeçari iu bashkua Ajaxit për pesë milionë euro nga Frankfurt, derisa këtë edicion ka zhvilluar 26 ndeshje me fanellën e gjigantit holandez. /Telegrafi