PSG-ja fiton ndaj Real Sociedadit, Bayern Munichu mposhtet nga Lazio
Sport
February 14, 2024 - 22:55
Kanë përfunduar dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve të vlefshme për rundin e 16-të.
Paris Saint-Germaini ka regjistruar fitore komode në shtëpi ndaj Real Sociedadit.
Ndeshja përfundoi me rezultat 2-0 në stadiumin “Parc des Princes”.
Golin e parë e shënoi Mbappe (58’) dhe Barcola (70’).
Në anën tjetër, Bayern Munichu u mposht nga Lazio në udhëtim.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Olimpico” përfundoi me rezultat 1-0.
Golin e fitores për italianët e shënoi Immobile nga pika e bardhë në minutën e (69’).
Nga minuta 66-të, bavarezët u detyruan të luajnë me një lojtar më pak pasi Upamecano u largua me të kuq.
Kujtojmë se, këto ishin ndeshjet e para teksa ato kthyese do të zhvillohen në muajin mars. /Zëri