Zyrtare: Llapi përforcohet me Eduard Shehun

Zyrtare: Llapi përforcohet me Eduard Shehun

Sport February 14, 2024 - 22:25

Llapi ka njoftuar se është përforcuar me sulmuesin, Eduard Shehun.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi përmes një njoftimi në Facebook.

Shehu ka firmosur kontratën një vjeçare me klubin me mundësi vazhdimi.

Sulmuesi 23-vjeçar i bashkohet Llapit nga Besa Kavajë. /Zëri

Postimi i plotë nga Llapi:

Eduard Shehu nënshkruan me Llapin

Sulmuesi i qendrës, Eduard Shehu ka firmosur kontratë 1-vjeçare me klubin me mundësi vazhdimi.

23-vjeçari vjen nga skuadra shqiptare, Besa Kavajë.

Shehu më parë ka qenë pjesë edhe e skuadrave si: EF Huesca U19 në Spanjë e Barnsley U21 në Angli.

Ai është shprehur i lumtur që ka nënshkruar me ne dhe pret që me besimin e shtabit teknik t'i tregoj cilësit e tij.

Mirësevjen SHEHU