Prishtina në gjysmëfinale, ndeshet me Bashkimin
Sigal Prishtina është skuadra e fundit që është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Bardhekaltrit mundën Proton Cable Prizren me rezultat 108:90 (17:26, 34:25, 35:21, 22:18).
Prizrenasit e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 17:26, megjithatë bardhekaltrit u rikthyen shpejt në periudhën e dytë, duke qenë më të mirë, derisa pjesa e parë përfundon 51:51.
Bardhekaltrit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e tretë dhe në dhjetë minutat e fundit ruajtën epërsinë dhe fituan 108:90.
Te Sigal Prishtina më i miri ishte Dardan Berisha me 27 pikë, pesë kërcime dhe tri asistime, kurse te Proton Cable Prizreni më të mirët ishin Ty Cockfield me 21 pikë e gjashtë asistime dhe Arti Hajdari me 23 pikë.
Sigal Prishtina në gjysmëfinalen e së enjtes do të ndeshet me Bashkimin. /Zëri