Modriq do të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit

Modriq do të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit

Sport February 14, 2024 - 20:19

Luka Modriq do të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit.

Mediumi spanjoll, Relevo raporton se “Los Blancos” planifikojnë ta paralajmërojnë këtë gjë më herët në mënyrë që kroati të merr një lamtumirë të denjë.

Modriq nuk po aktivizohet më si çdo herë me skuadrën madrilene.

Ai madje në ndeshjen ndaj Leipzig ishte zëvendësues i pashfrytëzuar dhe as nuk u ngroh në asnjë moment.

38-vjeçari është pjesë e Real Madridit nga viti 2012, kur erdhi nga Tottenhami.

Modriq ka qenë pjesë thelbësore e Real Madridit, duke i ndihmuar të fitojë trofe të njëpasnjëshëm.