Barcelona i jep De Jongut ultimatum për të ardhmen e tij

Barcelona i jep De Jongut ultimatum për të ardhmen e tij

Sport February 14, 2024 - 17:15

Barcelona i ka dhënë Frenkie de Jong një ultimatum për të ardhmen e tij, mes një oferte prej 60 milionë eurosh nga Tottenhami për mesfushorin.

“Mundo Deportivo” raporton se Barcelona në thelb i ka dhënë De Jongut një ultimatum dhe ka kërkuar që ai ose të nënshkruajë kontratën që i është ofruar. 

Pas këtij raporti, “Jijantes” pretendon se Tottenhami ka bërë një ofertë me vlerë 60 milionë euro për mesfushorin dhe i ka ofruar atij një marrëveshje katërvjeçare me të njëjtat paga që po fiton aktualisht në Camp Nou. Mbetet për t’u parë nëse De Jong do të ishte i gatshëm ta bënte atë lëvizje, ose nëse Spurs do të duhet të shesë lojtarë për ta financuar atë, duke pasur parasysh kostot e përfshira. /Zëri