Prishtina, Liria dhe Armend Dallku përfundojnë në disiplinore të FFK-së
Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në Federatën e Futbollit të Kosovës ka shqyrtuar procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të xhiros së 19-të në Superligë.
FC Prishtina, Liria dhe trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku kanë përfunduar në disiplinore.
“FC ”Prishtina”. Në min 8, 11 dhe 17 të ndeshjes, tifo grupi ”Plisat”, hudhin mjete piroteknike në fushën e lojës. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Prishtina-Feronikeli 74. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i FC “Prishtina“. Afati datë 16.02.2024 ora 13:00”, thuhej në raport.
“KF ’Liria’. Në min 35 të ndeshjes nga tribuna, simpatizuesit e KF ”Liria”, godasin me shkrepës në shpinë gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Liria-Ballkani. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i KF “Liria“. Afati datë 16.02.2024 ora 13:00”, është vendimi për klubin prizrenas.
Ndërsa, për Armend Dallkun, sipas njoftimit ai ishte prezent për 2-3 minuta në tunelin e stadiumit, ndërsa që nuk kishte drejtë.
“Kryetrajnerit të KF ”Dukagjini”, Armend Dallku nr ID 000613M83. Edhe pse nuk ishte i evidentuar në protokolin zyrtar të ndeshjes (kishte 4 kartona të verdhë), i njëjti ishte prezent për 2 – 3 minuta në tunelin e stadiumit. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Dukagjini-Malisheva dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kryetrajneri i KF “Dukagjini”, Armend Dallku. Afati datë 16.02.2024 ora 13:00”, thuhej në raport për shefin e shtabit teknik të klinasve.