Man City fiton ndaj Copenhagenit, Real Madridi mposht Leipzigun
Sport
February 13, 2024 - 22:53
Kanë përfunduar dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve, të vlefshme për rundin e 16-të.
Manchester City ka shënuar fitore në udhëtim te Copenhageni me rezultat 1-3.
Golat për Cityn i shënuan Kevin de Bruyne (10’), Bernardo Silva (45’) dhe Foden (90+3'), kurse për Copenhagenin realizoi Mattsson (34’).
Fitore ka shënuar edhe Real Madridi në udhëtim te Leipzigu.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Redbull Arena” përfundoi me rezultat 1-0.
Golin e fitores e realizoi Brahim Diaz në minutën e (48’).
Kujtojmë se këto ishin ndeshjet e para të rundit 16-të, teksa ato kthyese do të zhvillohen në muajin mars. /Zëri