Dalin në shitje biletat për meçin e Florian Markut

Dalin në shitje biletat për meçin e Florian Markut

Sport February 13, 2024 - 19:37

Kanë dalur sot në shitje biletat për meçin e radhës të Florian Markut. Çmimet e biletave për meçin që do të zhvillohet në O2 Arena në Londër, variojnë mes 30 dhe 350 paund britanikë.

Meçi i shumëpritur i Markut do të mbahet me 31 mars.

“Përshëndetje të gjithëve. Biletat sot dolën në shitje për ndeshjen e radhës. Mbas 2 vite e gjysmë, rikthehem në Londër në O2 Arena. Ju pres të gjithëve atje”, ka thënë Marku në Facebook.

Boksieri shqiptar do të ndeshet me Chris Kongon.

Image