Trepça kalon në gjysmëfinale

Trepça kalon në gjysmëfinale

Sport February 13, 2024 - 18:58

Trepça është gjysmëfinalistja e parë e Kupës së Kosovës, duke mundur Istogun me rezultat  84:51 (18:15, 21:8, 21:11, 24:17). 

Te Trepça më i miri ishte Kevin Bracy-Davis me 13 pikë, shtatë kërcime e dy asistime, derisa te Istogu më i miri ishte Daquan Brooks me 15 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime. 

Trepça në gjysmëfinalen e së enjtes do të përballet me fituesin e ndeshjes Golden Eagle Ylli-Vëllaznimi, që zhvillohet nga ora 20:00.