“Tuchel jashtë”, tifozët duan largimin e gjermanit nga Bayern Munichu
Ka nisur presioni mbi Thomas Tuchelin, pas humbjes së Bayern Munichit ndaj Bayer Leverkusenit dhe mbetjes prapa në garën për titullin e kampionit.
“Bavarezët” janë pesë pikë prapa Leverkusenit në tabelën e Bundesligës.
Kjo situatë duket se nuk po i pëlqen fare tifozëve të kampionëve në fuqi të Gjermanisë. Ka prej atyre që përmes protestës po kërkojnë largimin e Tuchelit.
Siç raportohet nga gazetari i “Sport1”, Stefan Kumberger, dikush vendosi një mesazh në një shtyllë jashtë qendrës stërvitore të Bayernit të dielën në mëngjes, duke bërë thirrje për shkarkimin e 50-vjeçarit.
“Tuchel jashtë”, thuhet në pankartën e vendosur.
Ky lloj proteste vije vetëm pak ditë para se Bayern Munichi të udhëtojë drejt kryeqytetit italian, për t’u përballur me Lazion në Ligën e Kampionëve, të mërkurën.