Vedat Muriqi hero, ia siguron fitoren Mallorcas në kohën shtesë ndaj Vallecanos

Vedat Muriqi hero, ia siguron fitoren Mallorcas në kohën shtesë ndaj Vallecanos

Sport February 11, 2024 - 18:14

Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka arritur t’ia siguroi fitoren Mallorcas ndaj Rayo Vallecanos në kuadër të xhiros së 24-të në La Liga.

Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Mallorca Son Moix” përfundoi me rezultat 2-1.

Golin e parë për Mallorcan e shënoi Sanchez (48’), kurse sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi arriti ta shënojë të dytin për t’ia siguruar fitoren skuadrës së tij (90+2’).

Në anën tjetër për Vallecanon realizoi Garcia (76’).

Me këtë fitore, Mallorca e Muriqi e sheh vetën në vendin e 15 me 21 pikë, kurse Vallecano është i 13-ti me 25 sosh. /Zëri