Arsenali i pamëshirshëm ndaj West Hamit, regjistron fitore të thellë

Arsenali i pamëshirshëm ndaj West Hamit, regjistron fitore të thellë

Sport February 11, 2024 - 16:58

Arsenali ka turpëruar West Hamin në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 24-të në Premierligë.

Skuadra e Mikel Artetës triumfoi me rezultat 6-0, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “London”.

Golin parë e shënoi Saliba në minutën e 32-të, të dytin e realizoi Saka nga penalltia (41’) dhe i treti erdhi nga Magalhaes (44’) me asistim të Declan Rices, mirëpo në kohën shtesë të fraksionit të parë të sfidës erdhi edhe i katërti nga Trossardi (45+2’).

Edhe dy gol të tjera erdhën në pjesën e dytë sërish nga Saka (63’) dhe Declan Rice (65’).

Deri në fund nuk pati më gola dhe ndeshja përfundoi me rezultat 6-0.

Kësisoj, Arsenali mbetet në vendin e tretë teksa grumbullon 52 pikë kurse West Hami i teti me 36 sosh. /Zëri