Arsenali mbyll pjesën e parë me rezultat të thellë ndaj West Hamit

Arsenali mbyll pjesën e parë me rezultat të thellë ndaj West Hamit

Sport February 11, 2024 - 15:56

 Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes West Ham - Arsenal, e vlefshme për xhiron e 24-të në Premierligë.

Arsenali mesa duket e ka përfunduar dilemën e fituesit të kësaj ndeshjeje, pasi ka shkuar në pushim pas 45 minutave me rezultat të thellë 4-0.

Golin parë e shënoi Saliba në minutën e 32-të, të dytin e realizoi Saka nga penalltia (41’) dhe i treti erdhi nga Magalhaes (44’) me asistim të Declan Rices, mirëpo në kohën shtesë të fraksionit të parë të sfidës erdhi edhe i katërti nga Trossardi (45+2’), për ta fituar ndoshta ndeshjen qysh në pjesën e parë.

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “London”. /Zëri